Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Microcells, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Microcells është një lojë në të cilën objektivi juaj do të jetë të pastroni ekranin nga mikrobet që e mbulojnë atë. Për ti eliminuar sa më shpjetë ato duhet të jeni në gjëndje të selektoni  6 mikrobe njëherësh ose më shumë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


The Room, nga 1,79€, falas /iPad
The Room është një lojë që shfrytëzon shumë memorien dhe llogjikës, duke përdorur disa komanda të thjeshta. Është zgjedhur si loja e vitit për iOS në vitin 2012.


- Toca Builders, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Në Toca Builders do të bashkoheni me miqtë tuaj muratorë në një ishull të largët për të krijuar një botë të re të formuar nga blloqet. Kërce, ecm rrotullohu dhe rrotullo muratorët për të shfrytëzuar aftësitë e tyre: ato do të ndihmojnë të ndërtosh gjithçka që arrin të imagjinosh. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


IQ Test for Mensa, nga 2.99€, falas. /iPhone, iPad
IQ Test është një program mjaft kurioz i cili na jep mundësinë të kryejmë teste të ndryshme për matur nivelin e inteligjencës. Programi do të rregjistrojë rrezultatet ku më pas mund ti publikoni ato online. Ja vlen ta merrni këtë prgram


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment