Nuk ju pëlqen "San Francisco", lloji i ri i shkrimit për iOS 9? Zbuloni si ta ndryshoni atë dhe të zgjedhni një lloj tjetër shkrimi me anë të BytaFont 3, një tweak i ri që sapo është përditësuar për iOS 9 dhe është i disponueshëm falas në Cydia. Me anë të BytaFont 3 mund të instaloni lloje të ndryshme shkrimesh për iOS 9.

Pasi të keni instaluar këtë tweak, në homescreen do të shfaqet një aplikacion i ri nga ku mund të menaxhojmë çdo font të pajisjes tonë dhe të shkarkojmë edhe të tjerë nga katagu i madh që do të gjeni në Cydia Store.

Nëse jeni të interesuar, BytaFont 3 mund ta shkarkoni falas nga repoja e BigBoss në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment