Është i disponueshëm në App Store aplikacioni YouTube Music. Më këtë aplikacion mund të dëgjoni këngë të të gjitha rrymave muzikore, ose të shikoni video të ndryshme. Në faqen kryesore te aplikacionit do të rekomandohen këngë sipas shijeve tuaja muzikore, si dhe stacione radiosh në bazë të llojit të muzikës që dëgjoni më shumë.

YouTube Music përfshin edhe një hapësirë kushtuar këngëve më të reja si dhe ato më të pëlqyera. Përveç videove muzikore, në aplikacion do të shfaqen edhe koncerte të ndryshme muzikore. Pasi të regjistroheni tek aplikacioni për herë të parë, ju do të abonoheni automatikisht për të provuar falas aplikacionin për dy javë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment