Sa herë ju ka qëlluar që të keni përballë një video të kthyer në anën e gabuar? Çfarë mund të bëni në të tilla raste? Shumë e thjeshtë, të rrotulloni videon në krahun e duhur. Si...? Është shumë e lehtë, mjafton të shkarkoni aplikacionin "Video Rotate & Flip" falas nga App Store dhe do të keni një zgjidhje.

Video Rotate & Flip ka një layot të thjeshtë dhe nuk do të keni vështirësi për ta përdorur. Hapat që duhet të ndiqni nuk janë shumë: ngarkoni videon tuaj, përdorni butonin për të rrotulluar videon në drejtimin e duhur dhe shpëtojeni atë. Koha e konvertimit të videos varet nga gjatësia e saj dhe modeli iPhone që keni.

Video Rotate & Flip është një zgjidhje mjaft e mirë për të gjithë ato përdorues që janë në kërkim të një programi që kryen një funksion të tillë në iPhone dhe iPad. Të gjithë të interesuarit mund ta shkarkojnë atë falas nga App Store. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment