Unicode Faces është një program i prezantuar së fundmi në Cydia i cili sjell në iOS ikonat e sistemit Unicode. Ai ju jep mundësinë të keni në dispozicion të gjitha ikonat që ky sistem karakteresh ofron por edhe përshtatet shumë mirë me iOS 8 edhe iOS 9 kështu që mund ta instaloni në të dyja rastet.

Pasi ta instaloni atë duhet ta aktivizioni duke shkuar në menu-në Settings. Aty do të gjeni funksionin e aktivizimit i cili do të na lejojë që të thërrasim ikonat që ky program program ofron. Mënyra se si këto ikona aktivizohen është mjaft e thjeshtë, duhet të mbani shtypur butonin e Emoji Icons në tastierë edhe ikonat do të shfaqen mbi tastierë.



Fakti që ikonat e Unicode Faces shfaqen mbi tastierë e bën atë më të thjeshtë për tu përdorur edhe komod, pasi nuk keni nevojë të ndryshoni ndërfaqe për ti parë. Për më tepër ky program mund të shkarkohet falas nga Cydia edhe kusht kryesor për ta patur është të keni instaluar Jailbreak. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment