Një nga shërbimet më me profit për Apple, që gjejmë në iOS, është programi Apple Pay. Ai na lejon të kryejmë pagesa duke patur vetëm një iPhone në xhep. Për më tepër, në të ardhmen pritet që gjithashtu të paguani miqtë tuaj direkt nga iPhone.

Ky shërbim në fakt ka disa vite që po zhvillohet nga Apple ku sigurisht me versionet e fundit është përmirësuar së tepërmi. Në një intervistë të dhënë nga Tim Cook në një universitet në Amerikë, ai ka treguar edhe objektivat e shërbimit Apple Pay.

Ai i ka premtuar studentëve se fëmijët e tyre nuk do e njohin paranë në dorë. Pagesa e shërbimeve për brezat e ardhshëm do të bëhet në mënyrë dixhitale edhe mbajta e parave në portofol nuk do të ekzistojë më si koncept. I gjithë ky ndryshim pritet të ndodhë në 10-15 vitet e ardhshme dhe Tim Cook premton se Apple po bën të pamundurën për të qënë lider në këtë sektor. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment