Kompania Samsung dhe Apple duket se kanë lënë me një anë luftën e konkurrencës në tregun e SmartPhone, për të nisur një bashkëpunim afatgjatë. Ky bashkëpunim do të bëhet për integrimin e teknologjië AMOLED edhe në produktet Apple. Nga të dhënat e para, Samsung ka nisur të zhvillojë më tej këtë teknologji, edhe shkak është pikërisht kjo kontratë që Apple ka nënshkruar me Samsung.

Kujtojmë që AMOLED është teknologjia e aplikuar në ekranet e SmartPhone edhe jo vetëm, e cila i ofron përdoruesit një kualitet të lartë ngjyrash edhe intensiteti, me një kosto mjaft të ulët të konsumit të baterisë. Nëse Apple do të integrojë këtë teknologji, ekspertët mendojnë se versionet e para të iDevice që integrojnë teknologjinë AMOLED do të vijnë të paktën pas 3 vitesh.

AMOLED do të sjellë në iPhone ose Mac një larmi ngjyrash të cilat afrone më shumë me realitetin nëse krahasohen me teknologjinë aktuale e cila është LCD. Fuqia e kësaj teknologjie qëndron në ndërtimin e ngjyrës së zezë. Krijimi i ngjyrave bëhet duke kaluar energji në çdo element të ekranit, dhe nëse e krahasojmë me LCD, kjo e fundit kërkon energji edhe për ngjyrën e zezë, ndërsa elemenit kampion në AMOLED nuk ka nevojë për energji për të krijuar këtë ngjyrë. Automatikisht, kjo do të thotë kursim energjie

Këto janë pra disa nga përfitimet e integrimit të teknologjisë AMOLED në iDevice. Gjithsesi në ditët në vazhdim do t'ju sjellim detaje të tjera në lidhje me këtë temë dhe ju ftojmë të na ndiqni në artikujt e mëtejshëm. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment