Një nga prodhuesit e orëve më të mëdhenj në Zvicer dhe në botë, TAG Heuer, ka prezantuar para pak ditësh orën e saj inteligjente e cila instalon sistemin operativ Android Wear. Sipas drejtuesve të kompanisë produkti integron funksione më të avancuara se Apple Watch.

TAG Heuer Connected është ndërtuar mbi modelin klasik të kësaj kompanie, e cila quhet Carrera edhe ky produkt vjen në 6 versione të ndryshme në bazë të rripit. Përsa i përket karakteristikave Hardware, ai integron procesor me shpejtësi 1.6 Ghz, 1 Gb Ram edhe 4Gb memorie fikse.


Diametri i produktit është 46 mm, lartësi prej 12.8 mm edhe peshë vetëm 52 gram. Produkt është rrezistent ndaj uji e cila verifikohet nga çertifikata IP67. Përsa i përket rripit, ai është ndërtuar me materialin e gomës së vullkanizuar ndërsa kapëset janë në material Titaniumi ku i gjithi peshon 29 gram.

Bateria ruan gjithashtu një sasi rryme prej 410 mAh e cila i siguron produktit rreth 25 orë autonomi ndërsa përsa i përket çmimit ai do të kushtojë 1.350 € në Europë. Mendoni se ky produkt do të jetë një konkurrent i drejtpërdrejtë i Apple Watch? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment