Një nga programet më të përdorura, nëse keni instaluar Jailbreak, është Springtomize. Ky program na jep mundësinë të modifikojmë shumë elementë të grafikës në menu-në Home. Ju mund të ndryshoni tipin e shkrimit, madhësinë e ikonave si edhe shumë atribute të tjera, në mënyrë mjaft të thjeshtë.

Versioni 3 i këtij program do të vij së shpejti edhe për iOS 9, kështu që këtë program mund ta instaloni edhe në qoftë se keni një iPhone 6s. Nga zhvilluesit e programit raportohet se një program tjetër me të njëjtin emër është hedhur në Cydia por ato këshillojnë që përdoruesit të qëndrojnë larg pasi mund të përmbajë edhe viruse, përveç faktit që nuk vjen nga krijuesit e tij.

Nëse nuk e dini akoma se çfarë funksionesh ofron ky program mund të shikoni artikullin tonë të detajuar në këtë link. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment