Slide2Kill 9 është versioni për iOS 9 i një programi të famshëm që na lejon të mbyllim të gjitha aplikacionet përnjëherë në iPhone, pa patur nevojë që ta bëjmë manualisht këtë veprim duke i mbyllur aplikacionet një nga një. Mjafton të rrëshqisni në drejtim poshtë një aplikacion çfarëdo dhe në këtë mënyrë do të mbyllen të gjitha aplikacionet.

Funksioni i dytë që ofron ky tweak është mundësia për të vendosur në "whitelist" një ose më shumë aplikacione për të cilat nuk do të funksionojë mbyllja automatike: për shembull, nëse kemi hapur 10 aplikacione dhe midis tyre kemi edhe Facebook dhe WhatsApp, kur ne aktivizojmë mbylljen e të gjitha aplikacioneve, nëse Facebook dhe WhatsApp janë në "whitelist", atëherë këto të dyja nuk do të mbyllen ndërsa të gjitha të tjerat po.

Nëse jeni të interesuar, Slide2Kill 9 und ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin 0,99$. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment