Sidefari është një program mjaft interesant i prezantuar ditët e fundit në App Store i cili aktualisht mund të instalohet në iPad. Programi shfrytëzon teknologjitë software të sjellë për zhvilluesit me iOS 9, e cila specifikisht quhet Safari View Controller. Kjo teknologji ka lejuar zhvilluesin  e programit, Franscico Cantu, të ndërtojë këtë program mjaft inovativ.

Sidefari do ti lejojë përdoruesit të iPad të hapë dy dritare në paralel dhe indipendente të programit Safari,  për sa i përket funksionimit. Ekspertët mendojnë se potencialiteti i këtij programi mund të jetë mjaft i dukshëm në iPad Pro, ku siç e dini dimensionet e ekranit janë mjaft të mëdha.

Shfaqja e dy dritareve të Safari do të lehtësojë së tepërmi punën tuaj por do të rrisë gjithashtu shpejtësinë e përdorimit. Pasi ta instaloni atë, ai do të aktivizohet vetëm duke shkruar tek Settings të programit Safari. Përsa i përket shpejtësisë, nga testet e para duket se dy dritaret e hapura funksionojnë mjaft rrjedhshëm edhe nuk influencojnë performancën totale të iOS.

Sidesafari mund të shkarkohet nga App Store kundrejtë kostos 0.99€ edhe duhet të keni një iPad ku është instaluar iOS 9, për të shfrytëzuar funksionin e tij. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment