BrowserBreadcrumbCleanup është një tweak mjaft i domosdoshëm që ju lejon të mbyllni automatikisht dritaret e hapura në Safari. Normalisht, kur ju shtypni butonin back-to-app në iOS 9,  ju ktheheni në aplikacionin origjinal por dritaret e Safarit mbetet të hapura. Nëse keni instaluar programin BrowserBreadcrumbCleanup, dritaret e hapura në Safari do të mbyllen automatikisht.

BrowserBreadcrumbCleanup nuk ka nevojë për asnjë lloj konfigurimi por aktivizohet menjëherë pasi ta keni instaluar. Ky tweak funksionon edhe me shfletuesin Google Chrome.

Nëse jeni të interesuar, BrowserBreadcrumbCleanup mund ta shkarkoni falas nga repoja e BigBoss në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment