Pavarësisht se Apple nuk ka prezantuar asnjë iPhone 6 "ekonomik", në rrjet kanë nisur të qarkullojnë disa koncepte që shfaqin një iPhone 6c të mundshëm. Videoja e fundit, që po ju propozojmë edhe ne sot në këtë artikull, është nga më interesantet që kemi parë deri tani.

Ky koncept është realizuar nga SET Solution dhe tregon se si mund të jetë iPhone 6c. Pajisja është e realizuar me të njëjtat materiale të iPhone 5c (plastikë me pjesa çeramike), me nngjyra të ndryshme dhe një dizajn shumë të ngjashëm me iPhone 6. Ka të gjitha funksionet e iPhone 6s, si 3D Touch, iOS 9, fotokamera 12 Mpx dhe video 4K.


Si ju duket? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment