Runtastic ka lëshuar në App Store aplikacionin Results, që premto t'ju sjellë në formë në vetëm 12 javë. Results prezantohet si një zgjidhje që do të arrijë të dërgojë deri në fund objektive të ndryshëm, si të humbësh peshë, të forcosh muskujt, të djegësh kaloritë e tepërta dhe të përmirësosh rezistencën.

Plani i stërvitjes përbëhet vetëm nga ushtrime të lira, nuk keni nevojë për asnjë lloj mjeti tjetër. Gjithashtu, çdo plan do të pështatet sipas nivelit të përgatitjes fizike të përdoruesit. Qëllimi i këtij aplikacioni është të ofrojë ushtrime të shpejta dhe efikase që mund të bëhen kudo: mjaftojnë 12 javë për të arritur rezultatin e dëshiruar.

Runtastic Results është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone dhe iPad. Për të shfrytëzuar të gjitha funksionet duhet të keni versionin Premium që kushton 9,99€ në muaj. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment