Ka zbarkuar në App Store Real Boxing 2 Creed, loja zyrtare e filmit “Creed” që do të vijë së shpejti edhe në sallat e kinemave shqiptare. Në këtë lojë do të stërviteni me legjendarin Rocky Balboa për t'u bërë kampion bote. Do të luani në rolin e Adonis Johnson, djalit të Apollo Creed, rivalit legjendar të Rocky Balboa.

Duhet të sfidoni boksierat më të mirë dhe të tregoni që keni diçka më tepër dhe jo vetëm emrin. Mund të sfidoni edhe lojtarë nga e gjithë bota në duke luajtuar në multiplayer dhe të luani Turne të ndryshme. Për të fituar duhet të zhvilloni forcën, shpejtësinë dhe rezistencën e boksierit tuaj dhe të përmirësoni aftësitë e tij.


Real Boxing 2 Creed është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment