Raspberry Pi është një nga produket më të njohura në teknologjinë artificiale. Përveç potencialitetit në proçesimin e të dhënave, llogaritur në raport me dimensionet e tij edhe aftësinë për të komunikuar me çdo lloj sensori, ai është mjaft i përdorshëm edhe për koston e tij.

Kur Raspberry Pi u prezantua në treg, ai kushtonte vetëm 35$ edhe drejtuesit e kompanisë krijuese premtuan se do të vazhdonin të sillnin në treg një version akoma më të lirë por sigurisht më potent. Që nga ajo kohë janë prezantuar disa versione edhe ai më i liri kushton vetëm 25$. Para pak ditësh është prezatuar versioni Raspberry Pi Zero i cili do të vij shumë shpejt në treg me kosto prej 5$.

Për të gjithë ju që nuk e dini, Raspberry Pi është një mini PC i cili u zhvillua nga kompania Raspberry Pi Foundation në Angle. Qëllimi i krijimit të këtij produkti ishte integrimi në çdo shkollë në botë me qëllim zhvillimin e informatikës, me një kosto mjaft të ulët. Gjithsesi që nga viti 2012 ai është një nga produktet më të përdorura në shumë aspekte të teknologjisë.

Versioni Raspberry Pi Zero vjen në treg me një kosto mjaft të ulët por nga ana tjetër ka këto karakteristika hardware:

  • Broadcom BCM2835 1Ghz ARM11 core processor
  • 512 MB Ram
  • Portë për kartat e memorieve Micro-Sd
  • Portë Mini-HDMI për lidhjen me monitorë deri në 1080p60
  • Portë Micro Usb për transferim të dhënash
  • Portë GPIO 40-pin
  • Portat A+/B+/2B

/iPhoneAlbania


0 komente:

Post a Comment