Rrjeti social më i përdorur në botë, Facebook, ende vazhdon t’i njohë qytetet e Kosovës nën domeinin e Serbisë. E lidhur me një fakt të tillë, është krijuar së fundmi një peticion për ta ndryshuar situatën, në mënyrë që qytetet e Kosovës të figurojnë nën domeinin e Kosovës. Konkretisht, në peticion drejtuar Facbook-ut nga kosovarët, thuhet: “Facebook, vendosi qytetet e Kosovës në Kosovë, jo në Serbi!

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe është vendosur në listën e shteteve nga Facebook. Megjithatë, kur njerëzit etiketojnë qytetin e tyre, atyre u del që janë nga Serbia. Ne, qytetarët e Kosovës nuk duam që qytetet tona të listohen nën Serbinë kur bëjmë check-in, prandaj kërkojmë që ta ndryshojë këtë. Vendi ynë është njohur nga më shumë se 105 shtete në mbarë botën dhe kërkojmë nga Facebook ta respektojë këtë”.

Firmosni peticionin... /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment