PwnTunes për iOS 9 është një nga programet më të dashur nga komuniteti jailbreak, pasi na jep mundësinë të heqim dorë nga iTunes dhe të sinkronizojmë pajisjen tonë me çdo kompjuter pas asnjë lloj pengese. Një nga avantazhet më të mëdha të PwnTunes është mundësia për të menaxhuar pajisjen në mënyrë të pavarur nga iTunes dhe nga kompjuteri që përodorim.

Për shembull, këngët mund t'i transferojmë në iPhone me një veprim të thjeshtë drag-and-drop, sikur bëjmë me një USB të thjeshtë: në këtë mënyrë nuk mund të shqetësoheni se do të humbni këngët tuaja, dhe ajo që është më e rëndësishmja, mund të kryeni këtë veprim nga çdo kompjuter dhe pa patur nevojë për iTunes.


Por mundësitë që ofron PwnTunes nuk ndalen vetëm tek muzika: në vend që të bëni një backup në iTunes por të ruajtur fotot tuaja, mund të përdorni drag-and-drop për të transferuar materialet multimediale nga pajisja juaj tek kompjuteri. PwnTunes funksionon vetëm me sistemin operativ Windows për momentin.

Nëse jeni të interesuar, PwnTunes për iOS 9 mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin 13$. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment