Fireproof Games është një nga kompanitë të cilat zhvillojnë edhe publikojnë lojëra dixhitale në App Store. Kjo kompani ka patur shumë sukses me lojën The Room edhe The Room Two të cilat kanë arritur shumë shkarkime si edhe reçensione mjaft të mira nga faqe prestigjoze.

Për të ecur më tej dhe kënaqur fansat e saj, kompania ka vendosur të krijojë vesionin e tretë të lojë The Room. Në qoftë se nuk keni luajtur versionet e para të kësaj loje, ju kujtojmë që loja bazohet mbi rregullat e fizikës dhe kuic, ku ju duhet të ecni mes paisjeve të ndryshme të vendosura në një ishull të braktisur, duke u rretulluar, zvogluar ose zmadhuar apo duke përdorur objektet të dobishme për të zbuluar sekretin që ato fshehin.


The Room Three sjell për përdoruesin një lojë të bazuar në ligjet e fizikës bashkë me një botë mjaft të fshehta. Ju duhet të shfrytëzoni të gjitha aftësitë tuaja për zbuluar sekretet e objekteve në ishull për të zbuluar figurën misterioze që quhet "The Craftsman". Në krahsim me dy versionet e kaluar, versioni i tretë sjell për përdoruesin shumë ambjente të reja si edhe eksplorimin e botës 3 dimensionale në miniaturë. Kjo gjë do t'ju ndihmojë të jeni më të shpjetë për të zbuluar objektet që ndodhen në ishull.

Përsa i përket çmimit, loja kushton 4.79€, të cilat i meriton plotësisht. Mund ta instaloni atë në iPhone 4s e sipër por zhvilluesit rekomandojnë që ajo të luhet në iPhone 5 e lart. Gjithashtu ajo kërkon rreth 587 Mb hapësirë për tu instaluar. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment