Siç ju njoftuam nëpërmjet këtij artikulli, Apple ka hedhur në treg iPad Pro dhe shumë përdorues kanë bërë provat e para me këtë produkt i cili synon të mbulojë një pjesë të mirë të funksioneve që bëhen nëpërmjet një Mac ose Pc. Në fakt nga raportimet e para të përdoruesve vihen në dukje problemet e tij më shumë se sa funksionet e dobishme.

Një ndër problemet që raportohet është madhësia e tij, e cila sigurisht që mund të vlerësohet përsa i përket ekranit por nga ana tjetër e detyron përdoruesin të vër në punë të dyja duart. Gjithashtu i krahasuar me iPad Air 2, ky i fundit duket mjaft i vogël pasi të keni përdorur iPad Pro. Kujtojmë që dimensionet e ekranit janë 12.9-inch.

Por le të kthehemi tek synimi i nxjerrjes në treg të këtij produkti. Pyetjes nëse ai zëvëndëson një Laptop, shumë përdorues janë përgjigju me JO. Kjo vjen si pasojë e funksioneve të iOS të cilat nëse krahasohen me ato të Mac ose Windows, me siguri janë mjaft të limituara. Ajo që bën më shumë përshtypje është përdorimi i penës edhe i tastierës të cilat mund të themi se të sjellin ndjesinë e punimit në një laptop.

Tjetër problem mjaft i ndjeshëm është e përshtatja e programeve ekzistuese për iPad Pro, por ky është një nga problemet të cilat do të zgjidhen gjatë ditëve në vijim sepse shumë programe profesionale po konvertohen edhe për iPad Pro.

Përveç këtyre difekteve janë raportuar edhe funksione të dobishme ku mund të përmëndim argëtimin me lojëra dixhitale. Në këtë rast shihet qartë potencialiteti i ekranit të madh i cili bën me të vërtetë diferencën, krahasuar me iDevice-et e tjerë. Gjitashtu bie në sy edhe funksioni Multitasking i cili në iPad Pro tregon potencialitetin e tij të vërtetë.

Pra këto janë disa nga impresionet e para të përdoruesve të iPad Pro të cilat ndoshta nuk do të jenë aq vendimtare në përhapjen e tij. Nëse ju keni ndonjë mendim tjetër mund të na i sillni ato në komentet e këtij artikulli. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment