Pasi njoftoj lëshimin e asistentit Cortana për iOS në muajin Qershor, Microsoft është pranë lëshimit të versionit të parë beta të alternativës së asistentit vokal Siri. Microsoft ka krijuar një faqe për të gjetur beta tester që duhet të provojnë versionin iOS të Cortana në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë.

Versioni beta do të jetë privat dhe do të lejojë testimin e një tjetër asistenti virtual që mund të shfrytëzojmë në iOS. Ndryshe nga Siri, Cortana nuk do të jetë i integruar brenda sistemit, por me një anë të aplikacioni ekskluziv mund të hapim një sërë komandash vokale të avancuara. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment