MusicExplorer është një aplikacion për pajisjet Jailbroken që ju ofron mundësinë të ndani me këdo këngët që keni në librarinë tuaj muzikore. Nuk ka nevojë për asnjë lloj konfigurimi, mjafton të hapni aplikacionin MusicExplorer dhe të klikoni tek njëra nga këgët që keni në librarinë tuaj muzikore dhe më pas të zgjedhni aplikacionin me të cilin dëshironi të bëni share.

Mund të shpërndani edhe më shumë se një këngë përnjëherë, t'i bëni compress në formatin .zip ose t'i bëni share me AirDrop. Këngët do të dërgohen në formatet m4a ose mp3.

Nëse jeni të interesuar, MusicExplorer mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin 0,99$. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment