Lylac është një tweak i ri për iOS 9 që ndryshon dizajnin e Multitasking, duke integruar edhe Control Center. Lylac do të jetë menjëherë aktiv pas instalimit, mjafton të hapni Multitasking në mënyrën klasike duke shtypur dy herë butonin Home dhe do të shikoni dizajnin e ri me Control Center të integruar.

Tek menuja settings mund të personalizoni disa aspekte si për shembull animacionet, gjestet për të mbyllur aplikacionet ose multitasking. Për shembull, duke tërhequr një aplikacion në drejtim poshtë do të shfaqen disa aksione të shpejta si respring, reboot, kill all apps, etj...


Nëse jeni të interesuar, Lylac mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin 1,99$. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment