MasterCard ka lançuar një promocion që i lejon të gjithë përdoruesit Apple Pay të përdorin falas të gjithë mjetet e transportit publik në Londër. Oferta "Fare Free Mondays" ka nisur ditën e Hënë 23 Nëntor 2015 dhe do të zgjasë deri më 14 Dhjetor 2015.

Çdo person mund të udhëtojë falas deri në vlerën maksimale 27,90£ në ditë, duke përdorur metronë, autobusët e linjës, tramin, National Rail, London Overground dhe DLR. Bëhet fjalë për një iniciativë që ka si objektiv përdorimin sa më shpeshtë të Apple Pay dhe për të rritur përdoruesit e MasterCard. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment