Live Gif është një aplikacion i ri i realizuar nga Priime Inc. që ofron mundësinë e konvertimit të fotove Live Photos në Gif të animuara ose video që mund të modifikohen, duke ofruar në të njëjtën kohë, mundësinë për t'i bërë share krijimeve tuaja. Funksionon vetëm për iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus.

Live GIF ofron edhe krijimin e fileve më të vegjël se 5MB, në mënyrë që t'i ngarkoni ato edhe në rrjetet sociale si Twitter. Live GIF ka edhe mbështetjen për 3D Touch dhe funksionon vetëm me iOS 9, nëse jeni të interesuar, mund ta shkarkoni atë nga App Store me çmimin 1,99€. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment