Apple ka njoftuar se iPad Pro do të dalë në treg sot, më datë 11 nëntor. Porositë në internet do të nisin këtë të mërkurë, ndërsa shitësit me pakicë do të marrin pajisjet në fund të kësaj jave. Çmimi për iPad Pro fillon nga 799 dollarë për modelin me 32GB hapësirë të brendshme dhe Wi-Fi, ndërsa modeli me 128GB hapësirë dhe Wi-Fi kushton 1079 dollarë. Ai ofrohet në tre ngjyra: gri, ari dhe argjendi. Bashkë me tabletin do të vijnë dhe dy aksesorë, lapsi digjital Apple Pencil, që kushton 99 dollarë, dhe tastiera për 169 dollarë.

iPad Pro ka një ekran 12,9 inch, me plot 5.6 milion pixels. Ky ekran ofron mundësinë për të shfrytëzuar në maksimum lojërat, për të lexuar libra, por edhe për të shikuar filma dhe për përdorur aplikacionet e shumta që janë të disponueshme në App Store. Edhe për të punuar do të jetë më e thjeshtë dhe komode.

Bëhet fjalë për ekranin më të avancuar të realizuar ndonjëherë nga Apple. iPad Pro do të jetë i trashë vetëm 6,9 mm. Proçesori do të jetë A9X, 1.8 jerë më i shpejtë se verisioni i mëparshëm, me një fuqi të ngjashme me atë të shumë kompjuterave desktop. Në përgjithësi ky iPad Pro është 360 herë më i fuqishëm në nivel grafik dhe 80% më i shpejtë se shumë komjutera laptop të 6 muajve të fundit. Mjafton të mendoni që iPad Pro lejon modifimin e 3 videove 4K njëkohësisht.

Bateria do të ketë një autonomi prej 10 orësh, në mënyrë që të sigurojë një ditë të plotë pune, ndërsa për sa i përket audios do të kemi 4 speaker që barazpeshohen automatikisht në bazë të pozicionit të iPad Pro. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment