Një nga risitë më interesante të ve versionit beta të iOS 9.2 është NumberSync, funksion që për momentin është i disponueshëm vetëm në Shtetet e Bashkuara. Kjo teknologji rrit potencialitetin e Continuity dhe revolucionon në një farë mënyre telefonatat në iPhone.

Siç e dini, me Continuity mund t'i përgjigjemi telefonatave që marrim në iPhone, direkt nga një Mac ose iPad që është i lidhur me të njëjtën Apple ID nëse të dy pajisjet janë të lidhur në të njëjtin rrjet Wi-Fi. Me iOS 9.2 dhe funksionin NumberSync nuk do të kemi më nevojë që të dyja pasjijet të jenë të lidhura me të njëjtin rrjet WiFi, dhe nuk është nevojshme që iPhone të jetë i ndezur.

Praktikisht, mund të përgjigjemi nga një iPad ose nga një Mac edhe nëse iPhone ndodhet me kilometra distancë, edhe kur është i fikur dhe nuk ka valë. Por si është e mundur?  Gjatë konfigurimit të parë, numri juaj i telefonit sinkronizohet nëpërmjet Continuity, në mënyrë që të aktivizojë NumberSync. Nga i moment jeni të lidhur me internetin dhe keni të njëjtin Apple ID të iPhone-it. Çdo gjë funksionon nëpërmjet iCloud.

Për fat të kqe, për të aktivizuar NumberSync është e nevojshme që operatori telefonik të mbështesë këtë funksion dhe për momentin vetëm AT&T në SHBA është në gjëndje ta bëjë. Duke konsideruar faktin që gjërat në Shqipëri vijnë pak me vonesë, besoj se duhet të presim akoma shumë për të pasur këtë funksion edhe në vendin tonë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment