iOS 9 ka pak javë që është prezatuar edhe duket se përdoruesit e kanë mirëpritur atë. Sipas statistikave të para të kompanisë, ky version është instaluar në 67% të të gjitha iDevice-eve në treg. Kjo shifër duket se është mjaft premtuese edhe sipas kompanisë shumë shpejt ajo do të rritet më tej.

Gjithashtu në statistika janë dhënë edhe shifra në lidhje me iOS 8, ku reth 24% e të gjitha iDevice vazhdojnë të përdorin këtë version të iOS. Më pas, vetëm 9% e iDevice vazhdojnë të intalojnë një version më të vjetër se iOS 8, ku mendohet se janë iDevice si iPhone 4 të cilët nuk mund të instalojnë dot një version më të ri.

Në qoftë se keni një iDevice që suporton iOS 9 ne ju këshillojmë që të bëni një përditësim për të përfituar të gjitha funksionet e reja të këtij versioni që me siguri do të sjellin një eksperiencë mjaft të bukur në përdorimin e produkteve Apple. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment