Çdo muaj, faqja e njohur IGN zgjedh një lojë nga App Store, si më të mirën e muajit, dhe e ofron atë falas. Për muajin Nëntor ka përzgjedhur lojën Implosion - Never Lose Hope që ju ftojmë ta shkarkoni menjëherë duke ndjekur udhëzimet tona. Oferta është e limituar, pasi janë të disponueshme një numër i caktuar kodesh, kështu që ju këshillojmë të nxitoni. Duhet të ndryshoni adresën IP për të marrur kodin redeem edhe për Shqipërinë (ndiqni guidën tonë).

1. Shkoni tek kjo faqe

2. Shtypni butonin GET MY CODE

3. Prisni sa të ngarkohet faqja dhe më pas klikoni tek kodi Redeem me ngjyrë të kuqe që do të gjeni në qëndër të dritares pop-up.

Do të hapet iTunes dhe nëpërmjet një proçedure automatike do të nisë shkarkimi i lojës. Në këtë mënyrë, do të kurseni plot 9,99€!


Kanë kaluar tashmë 20 vjet që kur toka iu dorëzua armikut. Njerëzimi është shkatërruar dhe vetëm disa kanë arritur të mbijetojnë. Por edhe sot si atëherë, një armik i ri kërcënon banorët e planetit. Ka ardhur koha të merrni armët dhe të luftoni! Duhet të mposhtni pushtimin nga jashtëtokësorët që njihen me emrin XADA /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment