Sa herë ju ka ndodhur që të provoni të dërgoni një file nëpërmjet iMessage, që nuk është një foto apo video, por keni zbuluar që është e mundur? iMAllFile9 është një tweak mjaft interesant që ju lejon të dërgoni çdo file nëpërmjet iMessage direkt nga iPhone. Normalisht, ndryshe nga OS X, iMessage në iOS na lejon të dërgojmë vetëm: foto, video ose audio.

Por tani fali këtij tweak mund të dërgoni gjithçka me iMessage. Si të veproni? Mjafton ta instaloni atë, të hapni një chat në iMessage, më pas mjafton të mbani të shtypur butonin e mikrofonit dhe të zgjedhni elementin që dëshironi të dërgoni.

Nëse jeni të interesuar, iMAllFile9 mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin 0,99$. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment