Telefonat inteligjentë të ditëve të sotme ofrojnë një sërë veçorish të dobishme, të cilat e bëjnë jetën tonë më të lehtë, por nga ana tjetër, bateria e tyre nuk zgjat shumë, kështu na duhet ta furnizojmë shumë shpesh me energji. Do të duhet kohë derisa ky problem të zgjidhet përgjithmonë, megjithatë, Huawei ka zbuluar një teknologji të re për bateri, e cila ndihmon në furnizimin e shpejt me energji.

Teknologjia e re është zhvilluar tek Laboratori Watt, një divizion i Institutit Qendror të Kërkimit të Huawei-t. Sipas kompanisë, teknologjia e re mundëson furnizimin me energji të baterive 10 herë më shpejt se bateritë normale me jone litiumi. Teknologjia përfshin një adaptues special së bashku me një bateri me jone litiumi me densitetet të energjisë mbi 620 Wh/L. Huawei ka publikuar dy video ku demonstrohet teknologjia e re.


Tek videoja e parë, eksperti merr një bateri me kapacitet 600 mAh nga një telefon inteligjent dhe e vendos tek adaptuesi special. Për vetëm dy minuta, bateria karikohet nga 0% në 68%. Videoja e dytë tregon të njëjtin skenar, vetëm se përdoret një bateri me kapacitet 3,000 mAh. Për vetëm 5 minuta, bateria karikohet nga 0% në 48%.

Sa për krahasim, iPhone 6s përdor një bateri me kapacitet 1,715 mAh, që do të thotë se mund të karikohet plotësisht për më pak se shtatë minuta duke përdorur këtë teknologji të re. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment