Lançimi i HTC One A9 ka ngjallur shumë polemika, sidomos për ngjashmëritë me iPhone. HTC është mbrojtur duke deklaruar se kjo gjë nuk është e vërtetë, përkundrazi, në të kaluarën ka qenë Apple që ka kopjuar disa karakteristika të smarphone-ve të tyre. Por spoti i ri publicitar i këtij modeli, nuk e ndihmon shumë HTC...

Spoti i ri i HTC One A9 përdor një mesazh shumë të qartë: "Be Different". Nuk ju duket familjar? Mirë, duhet të dini se edhe videoja shfaq botën e "Vëllait të Madh", ku çdo gjë është njëlloj dhe të gjithë përgjohen, ndërsa HTC aspiron për një botë ku çdo person duhet të jetë unik, i fortë, i frymëzuar dhe i lirë.

Për ata që nuk e kanë kuptuar, mesazhi dhe spoti janë praktikisht identit me njërën nga publicitetet më të famshme për të gjitha kohërat: të realizuar nga Apple në vitin "1984" për prezantimin e Macintosh.

Mesazhi i HTC është se sot Apple përbën "normalitetin" siç ishte IMB përpara disa vitesh, dhe diferencën e bën HTC. Praktikisht, iPhone është bërë diçka normale kundër të cilit përdoruesit duhet të rebelohen për të qënë ndryshe nga masa. Pra, HTC nuk kopjon nga Apple, HTC kopjon spotin... Apple. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment