Një risi e rëndësishme për Youtube, që tani do të mbështesë edhe videot me realitet virtual. Risia e dytë ka të bëjë me materialet që janë prezente në Youtube, pasi tani mund të shikoni të gjitha videot e ngarkuara në këtë platformë dhe të eksperimentoni realitetin virtual duke përdorur Google Cardboard.

Të provoni këtë eksperiencë të re është shumë e thjeshtë: mjafton të hapni Youtube dhe të kërkoni një video me realitet virtual, si për shembull "Hunger Games Experience" ose "Toms: Giving Trip",  shtypni ikonën Cardboard, vendosni një smartphone Android brenda Google Cardboard dhe shijoni filmimin.

Kjo do të thotë se që sot Youtube mbështet videot me realitet virtual, të cilat i japin një kuptim thellësisë së imazhit si në jetën reale, kur shohim përreth në çdo drejtim. Afër gjërat duken afër, larg gjërat duken me të vërtetë larg siç mund ta shikoni edhe këtu. Për momentin ky funksion është i disponueshëm vetëm për Android. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment