Strategjia e Google për të ardhmen e sistemit operativ Android duket se do të kalojë në një nivel tjetër, duke ndjekur disi Apple, e cila e prodhon chip-in Hardware posaçërisht për sistemin iOS. Ndër vite, kjo strategji ka treguar se përdoruesit nuk ankohen për performancën e aparatit por gjithashtu një tjetër benefit mjaft i rëndësishëm janë përditësimet e sistemit.

Sipas ekspertëve, Google ka nisur të kërkojë shtëpinë prodhuese për chip-et  e personalizuara vetëm për sistemin Android, edhe kompanitë e kontaktuara janë ato të cilat prodhojnë aktualisht Google Nexus. Por cilat janë përfitimet nga kjo strategji?

Një ndër elementët më të rëndësishëm është mundësia për të ndërtuar një arkitekturë hardware e cila do të integrojë microchip-e të dedikuar për çdo funskion të sistemit operativ. Përshëmbull përpunimi i llogaritjeve të Google Maps do të bëhej nga një chip i dedikuar i cili do të lironte punën e proçesorit duke rritur kështu performancën e përgjithshme.

Ekspertët mendojnë se inxhienierët e Google po punojnë për të ndërtuar mini chip-e të tilla të cilat do të integrohen në chip-in kryesor edhe do të kryejnë funksione specifike. Kujtojmë këtu chip-in M9 të Apple i cili proçeson të gjitha të dhënat që vijnë nga sensorët e lëvizjes që iPhone integron. Mendoni se Google do të rrisë ndjeshëm performancën e sistemit Android nëse ndjek këtë strategji? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment