Teknologjia dhe interneti janë dy gjëra që shkojnë bashkë edhe në Shqipëri. Open Data, në një hulumtim të saj thotë se gjatë harkut kohor 2011- 2014, rrjeti i pajtimtarëve të internetit 3G është rritur me 400%. Siç dhe kuptohet nga shifrat numri i personave që përdorin internetin në celular është dhe më i lartë në krahasim me atë të përdorur në rrjete fiske apo në shtëpi.

"Rritja e përdorimit të internetit ndër vite ka sjellë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe rritje në volumin e të dhënave të transmetuara. Nëse në vitin 2012 janë transmetuar 796 000 Gbyte të dhëna nëpërmjet internetit, në vitin 2014 janë transmetuar rreth 8 herë më shumë ose 6 269 940 Gbyte", cilëson raporti. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment