Gjirafa.com tani ka edhe një aplikacion zyrtar për iPhone dhe iPad. Gjirafa.com është makina e parë dhe më e përparuar kërkimore në Gjuhën Shqipe, e cila i ofron përdoruesve të saj gjetjen e informatave shqip nga i tërë Interneti. Përdoruesit kanë mundësi të kërkojnë më shumë se 33 milion web faqe Shqip nga i tërë Interneti, si dhe më shumë se 9000 lajme ditore nga të gjitha portalet shqip të infomimit.


Gjirafa.com ndër të tjera ofron edhe oraret e autobusëve ndërmjet vendeve në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, si dhe parashikimin e motit për qytetet kryesore. Gjirafa.com, “Kërko në gjuhën tënde” është e disponueshme falas në App Store. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment