Geekbench 3 është i disponueshëm falas për iOS, bëhet fjalë për një ofertë të limituar me rastin e Black Friday, kështu që ju ftojmë të përfitoni për ta shkarkuar. Aplikacioni më i famshëm për testet-benchmark kushton normalisht 0,99€, kështu që mund të kurseni diçka të vogël.

Për ato që nuk e njohin Geekbench 3 është një program all-in-one që propozon disa benchmark rreth performacës së proçesorit dhe memories së pajisjes që po përdorni. Pasi ta keni hapur do të bëjë 15 teste që do ju japin disa pikë që mund t'i krahasoni më pas me pajisjet e tjera.

Geekbench 3 është i disponueshëm falas në App Store për një periudhë të limituar. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment