Sot është dita e madhe për të gjithë përdoruesit që janë të apasionuar pas lojërave futboll menaxher. SEGA ka publikuar më në fund në App Store lojën e shumëpritur Football Manager Mobile 2016. Jeni gati të triumfoni në kampionat dhe në kupë me skuadrën tuja të zemrës?


Mund të kontrolloni një klub futbolli në 14 shtete të ndryshme, përfshirë edhe kampionatet kryesore evropiane. I vendosni ju transferimet, strategjitë, kush luaj dhe kush do të ulet në stol. E keni ju në dorë të gëzoni lojtarët, drejtuesit, tifozët dhe të udhëhiqni skuadrën drejt fitores.


Football Manager Mobile 2016 është i disponueshëm në App Store me çmimin 8,99€. Kërkon iOS 5.1.1 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment