Pas një periudhe të gjatë testesh, Mozilla ka publikuar më në fund në App Store, shfletuesin e shumëpritur Firefox për iPhone, duke iu shtuar listës së gjatë të shfletuesve për iOS. Nga më të famshme mund të citojmë Safari, Google Chrome, Opera dhe tani edhe Firefox, që është shumë i dashur për përdoruesit Windows dhe Mac.

Firefox për iPhone përmban disa karakteristika dhe funksione shumë interesante, që mund të personalizohen sipas dëshirës. Përveç kërkimit inteligjent, nuk do të mungojë edhe navigimi si anonim. Kronologjia mund të fshihet në çdo moment, ashtu si edhe password-et. Ofron një grafikë të thjeshtë dhe intuitive.

Firefox web browser është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 8.2 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment