Facebook ka prezantuar gjatë këtyre orëve një shërbim që i dedikohet përdoruesve të Apple Music dhe Spotify. Po flasim për një funksion që do të arrijë të integrojë më së miri dy shërbimet e muzikës në streaming me rrjetin social. Music Stories për momentin është në fazën fillestare dhe nuk është ende e disponueshme për të gjithë përdoruesit por ngadalë ngadalë do të vijë për të gjithë.

Praktikisht ky funksion i ri do na ofrojë mundësinë t'i bëjmë share këngëve nga Apple Music dhe Spotify. Mjafton të kopjojmë linkun e këngës ose të albumit dhe ta publikojmë në Facebook për të patur një preview të këngës ose albumit direkt në rrjetin social. Pastaj nëse miqtë tuaj do të kenë dëshirë atë mund të lidhen direkt me Apple Music ose Spotify thjeshtë me një tap. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment