EaseUS Data Recovery Wizard për Mac do të jetë në ofertë Falas për të gjithë lexuesit e iPhoneAlbania me rastin e Thanksgiving. Kjo ofertë do të nisë që sot dhe do të jetë e vlefshme deri ditën e Hënë. Kompani ofron një kod special për lexuesit e faqes tonë të cilët mund ta shkarkojnë atë falas. EaseUS Data Recovery Wizard është një program që është në gjëndje të rekuperojë çdo file të fshirë ose të humbur në mënyrë të shpejtë dhe të sigurtë.

Pika e fortë e këtij programi është se ai gjen çdo file, jo vetëm ato që janë fshirë nga hard disku i kompjuterit, por edhe ato që janë fshirë nga një usb ose nga telefoni apo makina fotografike. Programi rekuperon edhe materialet e dëmtuar nga një virus ose në particionet e humbura të kompjuterit. Por ajo që është më e rëndësishme: kryen gjithë këto funksione falas.

Si të përdorni programin EaseUS Data Recovery Wizard për Mac

Hapi 1: Hapni programin Data Recovery Wizard në kompjuterin tuaj Mac.

Shkarkoni dhe instaloni programin dhe më pas hapeni atë në kompjuterin tuaj. Është krejtësisht i sigurtë dhe duke të shkaktojë asnjë lloj problemi. Tani mund të nisni një skanerizim të plotë të kompjuterit dhe të zgjedhni tipet e file-ve që dëshironi të rekuperoni


Hapi 2: Zgjedhni hard diskun që dëshironi të rekuperoni.

Nga cili hard disk ju kanë humbur materialet që dëshironi të rekuperoi? Seleksionojeni atë dhe më pas shtypni butonin "Scan" për të gjetur materialet e humbura.


Hapi 3: Shikoni, rekuperoni dhe shpëtoni materialet.

Një preview i parë do ju lejojë të shikoni cilënë e materialeve tuaja, më pas ju mund të zgjedhni materialet që dëshironi të rekuperoni dhe t'i shpëtoni ato në kompjuterin tuaj.


Një program gjithëpërfshirër, falë tij mund të rekuperoni çdo file, edhe ato që keni fshirë përpara shumë kohësh: video, foto, muzikë, dokumenta, email, etj... direkt nga hard disku i kompjuterit tuaj. Provojeni, është falas! /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment