Në këtë artikull do t'ju sjellim disa informacione të detajuara në lidhje me proçesorin A9X i cili integrohet në iPad Pro. Ky produkt u prezantua në Apple Store para pak javësh edhe Chipworks, një nga kompanitë të cilat punojnë në sektorin e teknologjive Hardware, ka arritur të fotografojë strukturën e brëndëshme të proçesorit.

Nga impresionet e para, ekspertët e Chipworks mendojnë se inxhinierët e Apple duhet të jenë krenarë për produktin që kanë sjellë. Gjithashtu mendojnë se Intel duhet të vihet në alarm sepse chip-i A9X është në gjëndje të konkurojë mjaft mirë chip-et Intel edhe jo vetë, të instaluara në Tablet apo SmartPhone të markave të ndryshme.

A9X ka dimensione reth 40% më të mëdha se chip-i A9 i instaluar në iPhone 6s/6s Plus dhe kjo sipërfaqe e shtuar i ka dhënë mundësi inxhinierëve të integrojnë një numër më të lartë tranzistorësh duke rritur ndjeshëm performancën. Në teknologjinë hardware, rritja e sipërfaqes së një chip-i me 40% më shumë, është e pa imagjinueshme duke u bazuar në teknologjitë e kompanive Samsung apo TMSC, të cilat janë furnizueset e para të Apple.

Nëse i referohemi imazhit që shikoni në krye të artikullit, ekspertët e Chipworks kanë shënuar komponentët e shtuar në këtë proçesor. Ai integron 2 njësi aritmetike indipendente si edhe 12 njësi indipendente që i dedikohen përpunimit grafik, pra GPU (Graphic Process Unit). Kjo shpjegon edhe lehtësinë që ka iPad Pro për të përpunuar video me kualitet 4K. Por elmenti që është mjaft interesant edhe që mund të quhet arma e këtij proçesori, është memoria Cache e cila arrin deri në 8Mb.

Kjo do të thotë se inxhinierët e Apple kanë integruar memorie të brëndshme në chip për të ulur kohën e transferimit të informacionit nga proçesori në memorie fikse dhe anasjelltas. Gjithashtu memoria Cache i jep mundësi njësive aritmetike të lirohen nga procesi i transferimit të informacionit të përpunuar duke qënë se proçesori është shumë më i shpejtë në përpunimin e tyre, se sa çdo komponent tjetër, dhe të kryen përpunimin e rradhës. Sasia pre 8Mb është mjaft e madhe, nëse konsiderojmë se po flasim për një proçesor i cili integrohet në një Tablet.

Këto pra janë disa nga karakteristikat e chip-it të ri të Apple i cili integrohet në iPad Pro. Sipas ekspertëve, ky produkt mund të duket i panevojshëm duke qënë se ekzekuton iOS, por në të vërtetë fsheh një potencial mjaft të madh, edhe kjo do të thotë se zhvilluesit e programeve kanë horizonte të reja, në zhvillimin e programeve profesionale. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment