iPhone 7 do të prezantohet vitin e ardhshëm dhe duhet të ketë një ekran që mbulon krejtësisht panelin prontal duke eliminuar butonin Home. Por me sa duket, Apple nuk është ende gati të prodhojë një ekran në gjëndje të njohë gjurmët e gishtërinjve tanë. Butoni Home zë shumë hapësirë një panelin frontal të iPhone dhe për këtë është menduar që të eliminohet dhe 3D Touch të integrohet direkt në ekran.

Apple ka depozituar edhe një patentë për këtë teknologji, që lejon implementimin e 3D Touch direkt në display. Pavarësisht kësaj, DigiTimes, kompania e nga Kupertino nuk ka arritur të nisë prodhimin e këtyre ekraneve dhe është detyruar të konfirmojë Synaptics si furnizues kryesor për chip driver për ekranin e iPhone 7.

Kjo do të thotë se me shumë mundësi nuk do të shohim një Touch ID të integruar në ekranin e iPhone as në modelin e ardhshëm, megjithëse akoma nuk ka asgjë të sigurtë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment