Apple ka përmirësuar kërkimin në App Store, duke realizuar disa algoritme të reja për të patur rezultate më "inteligjente" në bazë të kërkesave të përdoruesit. Këto ndryshime janë aktive që nga 3 nëntori, dhe kanë të bëjnë sidomos me fjalët kyçe. Edhe në të kaluarën, Apple i ka përmirësuar algoritmet duke punuar sidomos me aplikacionet më të mira falas dhe me pagesë.

Tani, aplikacionet që dalin në rezultatet e kërkimit janë të klasifikuara në bazë të një kombinimi fjalësh kyçe që janë të lidhura me aplikacionin që po kërkoni, me kategoritë dhe aplikacionet konkuruese. Me këto modifikime, është hera e parë që në App Store do të kemi disa rënditje edhe në bazë të fjalëve kyçe që nuk janë të përfshira në emrin e aplikacionit.

Për zhvilluesit, kjo do të thotë se, kur një përdorues kërkon aplikacionin e tyre, do të shfaqen edhe aplikacionet e konkurrencës. Për shembull, nëse kërkojmë "Twitter" rezultatet do të shfaqin  edhe aplikacione si Tweetbot dhe Twitterrific. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment