Më në fund edhe përdoruesit Android mund të përdorin Apple Music në pajisjet e tyre, falë aplikacionit zyrtar që tani është i disponueshëm në Google Play Store. Falë këtij aplikacioni, kush ka aktivizuar shërbimin Apple Music (falas për 3 muaj, më pas 9,99€ në muaj) mund të dëgjojë këngë në streaming, të menaxhojë playlist, të dëgjojë stacione radio, direkt nga një smartphone Android.

Grafika e aplikacionit është përshtatur për Android, por është mjaft e ngjashme me aplikacionin për iOS. Tani që Apple Music është i disponueshëm edhe për Android do të jetë mjaft interesante të kuptojmë se si do të jetë impakti tek Spotify, duke qenë se deri sot aplikacioni ishte i disponueshëm vetëm për iPhone dhe iPad.

Apple Music for Android është i disponueshëm falas në Google Play. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment