Sipas zërave në rrjet Apple do të prezantojë gjatë viti 2016 një iPhone i cili ka dimensione ekrani prej  4 inch. Ky lajm vjen nga disa komunitet virtual në Kinë të cilët janë të bindur për këtë fakt. Por pse Apple do të hidhte në treg një iPhone me dimensione ekrani më të vogla se iPhone 6s edhe 6s Plus?

Në fakt Apple po shet akoma në App Store iPhone 5s i cili i ka bërë disa vite që është në treg. Për më tepër shitjet e këtij produkti nuk janë ulur kështu që kjo do të ishte arsyeja e parë. Një tjetër arsye pse Apple do të sjellë në treg një produkt të tillë është edhe zhvillimi i teknologjisë Hardware. Pikërisht për të mbajtur të përditësuar komponentët Hardware edhe kënaqur nevojat e blerësve të iPhone 5s, Apple ka menduar të sjellë një produkt i cili integron edhe teknologjinë 3D Touch.

Për të qënë sa më performant, iPhone me dimensione ekrani 4-inch do të integrojë edhe chip-in A9 i cili do të sjellë maksimunin e shpejtësisë. Ju si mendoni, do të blinit një iDevice me këto karakteristika duke parë se në treg gjëndet iPhone 6s ose 6s Plus? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment