Ju tani mund të paguani një kafe dhe një gazetë me telefonin iPhone, por së shpejti mund t’i dërgoni para’ edhe miqve tuaj. Lajmet e fundit që vijnë nga kompania amerikane, thonë se Apple është duke punuar për të lëshuar një shërbim transferimi të parave nëpërmjet rrjetit “peer-to-peer”.

Apple është në bisedime më një numër të konsiderueshëm bankash për shërbimin e ri që do të mundësonte njerëzit të transferonin para' dikujt tjetër aq thjeshtë sa ç’është dërgimi i një mesazhi sot. Burime të besueshme pranë kompanisë thonë se shërbimi planifikohet të lëshohet vitin tjetër, në mënyrë që të konkurrojë me PayPal, Square Cash dhe me Facebook-un e Snapchat-in gjithashtu.

Ende nuk dihet se si mund të funksionojë ky shërbim, se çfarë informacionesh do të duhet përdoruesit të japin, por një gjë është e sigurtë, ky shërbim mund t’ju lehtësojë shumë punë njerëzve.

0 komente:

Post a Comment