Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën To-Fu Fury.


To-Fu Fury është një lojë e realizuar nga Amazon dhe ka si protagonist kryesor një hero, fuqitë xhelatinoze të të cilit janë në gjëndje të kalojnë çdo pengesë dhe të triumfojnë kundër çdo armiku. Personazhi kryesor ka formën e një kubi me aftësi fantastike në përleshje, shpejtësi dhe shumë kurajo.


Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe To-Fu Fury do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment