Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Rayman Fiesta Run.

Një lojë klasike runner e realizuar nga Ubisoft ku përveç se do të vrapojmë pa ndërprerje nga fillimi deri në fund të nivelit, do të kemi për detyrë të përdorim edhe aftësitë Rayman për të kërcyer në çdo platformë dhe për të kompletuar nivelet. Do të gjejmë çanta fluturuese ku mund të kërcejmë, mure të mëdhenj dhe përbindësha simpatik fluturues.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Rayman Fiesta Run do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4, iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 7.1 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment