Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur aplikacionin PDF Expert 5.

PDF Expert 5, është një nga aplikacionet më të njohura që ju ofron mundësinë të punoni në mënyrë profesionale me dokumentat PDF direkt nga iPhone dhe iPad. Nga karakteristikat kryesore mund të përmendim mundësinë për të modifikuar dokumentat PDF, që janë kompatibël edhe me formate të tjera si iWork, MS Office, PowerPoint, file teksti, imazhe, muzikë, video, etj. Të gjithë dokumentat e krijuar mund t'i dërgoni me email ose t'i ngarkoni në ndonjë aplikacion cloud storage.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe PDF Expert 5 do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment